Edona Bilali, ministre e shtetit për Sipërmarrjen, ka habitur me një intervistë e cila ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale.

Ministrja ka treguar një ‘truk’ që ka të bëjë më shumë me lidhjet dhe njohjet e të rinjve.

Deklarata e saj është bërë virale në rrjet. Cila është ajo? Gjatë bisedës në studio Bilali komentoi sjelljen e vajzave dhe djemve si dhe tregoi se sa kavalierë janë këta të fundit dhe si e ‘gjuajnë’ ata një vajzë që duan ta bëjnë për vete.

Në një moment, ministrja tregoi se kur vajzat u kërkojnë djemve çakmakë për të ndezur cigaren, është shenjë se duan diçka më shumë.

“Ne vejmë re në barë se ka grup femrash që qeshin me një volum më të lartë. Ky është mesazh për të tërhequr vëmendje. Dallohet kur bën dicka gazmore dhe kur duan të bien në sy. Meshkujt duhet të përfitojnë nga kjo sepse tregon se femrat janë të gatshme dhe pranojnë që meshkujt të flirtojnë me to dhe pranojnë ftesa. Ndryshe nga meshkujt, kanë mënyra të tjera, një ndër to është të qënit kavalier. Te faza e parë të gjithë janë kavalier. Sidomos në një tavolinë kur është një karrike bosh, e dikush çohet e te ndez një cigare. Në vendet e Europës Perëndimore, shenja e të kërkuarit çakmak, është shenjë e kalimit të 2-3 fazave për njëherë”, thotë ajo.