Shumë njerëz bien pre e vjedhjeve, për më tpër gjatë periudhës së festave, kur shfrytëzojnë pushimet për të udhëtuar, duke e lënxë shtënë bosh.

Lennox Ridges është një britanik i cili kaloi plot 21 vite në burg pasi u shpall fajtor për dhjetëra vjedhje në banesa. Megjithatë duket se kjo kohë i ka shërbyer për të reflektuar, pasi tashmë jep këshilla se si të mos bini pre e një grabitjeje.

Mos i vendosni paratë nën dyshek sepse kriminelët e dinë se është vendi më i mirë për t’i gjetur. Mjafton të përdorni sende të zakonshme.

Merrni një qen qoftë edhe fals

Të kesh një qen të stërvitur mirë mund t’ju ndihmojë të vini re hajdutët, pasi veshët e tyre janë shumë të ndjeshëm dhe ata mund të veprojnë si një pengesë. Por edhe nëse nuk e keni një të tillë, ka mënyra për ta bërë të duket sikur keni.

Hajdutët nuk janë të prirur për papafingo, pasi është shumë e lehtë të bllokohesh nëse dikush kthehet në shtëpi. Për këtë arsye, ata janë një vend i mrekullueshëm për të fshehur çdo send me vlerë ose para.

Moti i keq është koha e përkryer që hajdutët të mësyjnë në shtëpi, ndaj duhet të jeni më të kujdesshëm kur bie shi. Njerëzit kanë më pak gjasa të shikojnë jashtë kur dëgjojnë zhurma, duke nxjerrë justifikime si: “Është vetëm era”.

Jini të vetëdijshëm për atë që ndani

Lennox Rodgers thekson se ka vjedhur dy shtëpi për shkak të informacionit të brendshëm që kishte marrë sepse e dinte se kishte sende me vlerë dhe para. Ndaj duhet të bëni kujdes me atë që ndani me të tjerët.

Ka teknologji të disponueshme për të bërë të dukeni sikur jeni në shtëpi edhe kur nuk jeni. Nëpërmjet kohëmatësve dhe gjërave të tilla si Alexa, mund të keni drita që ndizen në një kohë të caktuar, ose të ndizni televizorin në mbrëmje për ta bërë të duket sikur jeni ulur në shtëpi duke parë një film.