Madje kanë edhe një paralajmërim nga Shërbimi Informativ Shtetëror, të cilët i parapëratisin për një “bombë” që do të publikohet.

TIRANË- Rishfaqen “Homeland Justice”. Grupi i hakerave iranianë kanë nxjerrë të dhëna të tjera që kanë marrë nga institucionet shqiptare. Madje kanë edhe një paralajmërim nga Shërbimi Informativ Shtetëror, të cilët i parapëratisin për një “bombë” që do të publikohet.

“Kujdes SHISH! Do publikojmë një bombë. Në vend që të shpërdoroni taksat e popullit tonë për terroristët antinjerëzor të Durrësit, shpenzoni paratë për popullin e kultivuar të Shqipërisë,”-shkruhet krahas videos.

Po ashtu, kanë nxjerrë dhe një video të xhiruar me kamera trupi, të dikujt që iu afrohet dy personave, ende të paidentifikuar se kush janë.

“Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori,”-thotë në video një prej tyre, ndërsa tjetri filmon me kameran e trupit. Nga të marrurit në pyetje, njëri u përgjigjet në shqip, ndërsa tjetri kërkon më shumë detaje në gjuhën angleze pasi pretendon se nuk di të flasë në shqip. Se kush janë personazhet në fjalë, ende nuk dihet.