Binjakët Veshaj duket se kanë ndërruar planet. Një natë pasi fitues i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri, Romeo Veshaj ka fshirë nga profili i tij në Instagram videon e emisionit që do të prezantonte me binjakun e tij, “Më lër të flas”.
Profili i Romeo Veshajt
Ky emision iu premtua Donald Veshajt gjatë kohës që ai ndodhej brenda “Big Brother VIP”, suprizë që i emocionoi të dy vëllezërit. Të kenë hequr dorë? Apo pas fshirjes së promos ka diçka tjetër?
Një video e publikuar nga Prive.al tregonte Romeo Veshajn e tensionuar pikërisht pasi u shpall fitues balerini Ilir Shaqiri. Gjithsesi asnjë nga të dy vëllezërit nuk ka reaguar në lidhje me këto zhvillime të njëpasnjëshme.
