Nga ambientet e paraburgimit, Havier Dobit, i riu, i cili së bashku me të ëmën e tij akuzohet se kanë grabitur me qindra mijëra euro, i ka shkruar letër të atit të tij dhe të dashurës.

Në letrën e siguruar nga mediat, Dobi i shkruar të atit se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten.

Më tej ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë të ëmës.

“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra.

Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.

Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ja falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju”, shkruan ai.