Përfundojnë në spital disa punonjëse të një ndërmarrjeje në Durrës. Ata kanë manifestuar shenja helmimi.

Bëhet me dije se pak pas mesditës së sotme, punonjëset kanë mbërritur në urgjencën e spitalit të Durrësit ku po marrin trajtimin e nevojshëm lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre. Sipas burimeve spitalore, punonjëset janë paraqitur me gjendje të fikëti, këputje e ndjesi të vjellash.

Nga ana tjetër sipas mjekëve të shërbimit të urgjencës, gjendja e tyre është nën kontroll, ndërkohë që do të jenë analizat toksikologjike që do të përcaktojnë shkakun e helmimit.

Gratë janë punonjëse të një ndërmarrjeje që ndodhet në superstradën Durrës – Tiranë, ndërsa në lidhje me ngjarjen po heton edhe policia vendore.