FUSHË KRUJË- Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një mobilieri në Arrameras të Fushë-Krujës në pronësi të Bujar Caraci, banor i zonës, i cili ia kishte dhënë me qera një personi tjetër të identifikuar vetëm me inicialet B.Ç. Sipas Policisë së Shtetit, nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Megjithatë Policia ka nisur punën për të kapur autorin.

https://youtu.be/04eXcLppQOc

NJOFTIMI I PLOTË:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.