Një vit më parë Myrto Uzuni sfidonte C.Ronaldo në fazën e grupeve në Champions League, ndërsa këtë vit nuk mundi të ishte sërish në vitrinën më të rëndësishme por mund të kënaqet me fazën e grupeve në Europa League. Në Stamboll u hodh shorti për fazën e grupeve të këtij turneu ku goglat e vendosen Ferencvarosh në një grup me Bayern Leverkusen, Celtic dhe Real Betis. Në këtë fazë do të luajnë dhe dy talentet Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaga, transferimi i fundit i Legias. Goglat u treguan të pamëshirshme për ekipin polak teksa do të përballen me Napoli, Leicester City dhe Spartak Moska. Dy shqiptarët e tjerë prezent në këtë turne, Thomas Strakosha dhe Elseid Hysaj, të dy pjesë e Lazio, do të përballen me Lokomotiv Moska, Marseille dhe Galatasaray.

Grupi A: Lyon, Rangers, Sparta Praga, Brondby

Grupi B: Monaco, PSV Eindhoven, Real Sociedad, Sturm Graz

Grupi C: Napoli, Leicester City, Spartak Moska, Legia Varshavë

Grupi D: Olympiacos, Frankfurt, Fenerbahce, Antwerp

Grupi E: Lazio, Lokomotiv Moska, Marseille, Galatasaray

Grupi F: Braga. Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

Grupi G: Bayer Leverkusen, Celtics, Real Betis, Ferencvaros

Grupi H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham, Rapid Viena