Pak ditë më parë, në spitalin e qytetit të Beratit u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një 40-vjeçare pas operacionit të lindjes së fëmijës së tretë, pati komplikacione shëndetësore dhe u nis në Itali për një mjekim të specializuar.
Lidhur me ngjarjen, JOQ Albania zhvilloi një intervistë me bashkëshortin e së ndjerës Miliena Sadushit, zotin Fisnik Habibi. Ky i fundit për mikrofonin e JOQ, ka bërë përgjegjëse për vdekjen e gruas së tij, mjeken në spitalin e Beratit, Edlira Shkëmbin.
Habibi shprehet në një intervistë për JOQ se Shkëmbi nuk është mjeke, teksa shton se gjatë kohës që gruaja e tij ishte në duar e saj, ajo ka shkuar me pushime në Amerikë, aty ku ka marrë disa ilaçe dhe ia ka dhënë Milienës, pa e vënë në dijeni për llojin e tyre.
Habibi shprehet se pas operacionit është futur në sallën e operacionit, ka parë një pjesë si dhjamë dhe kur e ka pyetur doktoreshë Edlirën se çfarë është ajo i ka thënë që përgjigjen do ta marrë, pasi ajo të lexojë në internet.
Burri nga Kosova, thotë se është futur në borxhe për të mbuluar shpenzimet e kurimit të gruas së tij dhe mjekët në Shqipëri nuk bën asgjë. Sipas Fisnikut kur kanë shkuar në Itali për mjekim të specializuar, doktorët atje i kanë thënë që gruaja ka infeksion për shkak të papastërtisë së mjeteve të përdorur gjatë operacionit në spitalin e Beratit.
Pasi kanë shkuar në spitalin e Italisë, në datë 8 shtator Miliena ka dhënë shpirt duke lënë pas burrin e saj dhe 3 vajza të cilat pyesin për nënën e tyre çdo ditë. E vetmja forcë për Fisnikun janë 3 vajzat e tij, ku më e vogla nuk arriti ta gëzojë praninë e nënës së saj.
Habibi kërkon që drejtësia shqiptare të veprojë dhe të vërë para përgjegjësisë mjeken Edlira Shëkmbi.





