Home Extra Historia si nëpër filma e të fortit nga Bulqiza, Gjin Nika/ RENEA...

Historia si nëpër filma e të fortit nga Bulqiza, Gjin Nika/ RENEA shkoi ta arrestonte me ambulancë, ai ia mbathi me arkivol!

Gazetari investigativ Artan Hoxha, përmendi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, një personazh nga bota e krimit i cili ishte i njohur në Bulqizë.

Bëhet fjalë për Gjin Nikën, biznesme që operonte në fushën e kromit, i cili është vrarë në një atentat në 2014 në Tapizë.

Hoxha ka treguar si ai i ka shpëtuar një kontrolli të RENEA-s duke u larguar nga zona ku jetonte me arkivol.

“Një nga personazhet që ti nuk e ke futur dhe duhej të ishte pjesë e listës është Gjin Nika, është vrarë në 4 Prill të 2014, nga Bulqiza, ka qenë shumë i ashpër. RENEA shkoi për ta kapur me ambulancë, për mos të rënë në sy, po merrnin kampion për ujërat. Ndërsa RENEA po merrte kampionët, ai iku me arkivol me makinë funerale, derisa u vra në një atentat në afërsi të Urës së Tapizës”, tha Hoxha.

Kujtojmë se Nika, ka qenë i dyshuar për disa vrasje në zonën e Bulqizës, dhe ai u ekzekutua menjëherë sapo u la i lirë nga gjykata. Nika u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç.