TAPIZË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçarja, Leta Koçi është arrestuar sepse futi foshnjen e saj të porsalindur në qese dhe e ka hedhur në lumë.
Sipas raportimeve familja e saj dhe burri nuk e dinin se ajo ishte shtatzënë, ndërsa ajo vetë ka pretenduar se fëmija ka lindur i vdekur. Menjëherë pas lindjes në banesë 42-vjeçarja, nënë edhe e 3 fëmijëve të tjerë, e ka marrë foshnjen, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur.
Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.
Hetuesit kanë dyshime mbi vërtetësin e deklaratës së saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes. Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.





