Qytetarë të ndryshëm kanë ndezur qirinj në nder të policit hero, Afrim Bunjaku, që humbi jetën në veri të Mitrovicës

Në Tiranë po mbahen homazhe në ndër të policit Afrim Bunjaku, heroit që u vra dje në krye të detyrës, në veri të Kosovës.

Qytetarët po ndezin qirinj në Sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa mbajnë në duar edhe flamuj të UÇK-së dhe Kosovës. Homazhe po mbahen edhe në Durrës.

“Lavdi heroit Afrim Bunjaku”, “Gjaku s’falet” ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat që mbanin pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan rolin dhe sakrificën e policit të vrarë në krye të detyrës, për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

Bunjaku u vra të dielën në veri të Mitrovicës gjatë një sulmi me armë ndaj policisë nga një grup terroristësh serbë.

https://youtu.be/TF39wyi0qb4