VLORË- Një marinar gjerman ka ndërruar jetë këtë të diel në Vlorë. 42-vjecari Michael Scherer ka pësuar infarkt në det, teksa ishte duke lundruar me jahtin e tij.

Edhe pse ambulanca ka shkuar për t’i dhënë ndihmën e parë, marinari ishte pa shenja jete. Më pas, ai është marrë nga jahti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës.