Vdes në Golem një burrë nga Elbasani.

Sipas policisë, ‘M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës’.