Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Burime nga QKUK bëjnë me dije se foshnja ka vdekur mbrëmjen e ditës së djeshme.

Ajo po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ajo ka vdekur mbrëmë.

Foshnja thuhet se që në fillim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetesore, ndërsa pastaj ishte vendosur në ventilim mekanik. Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj të cilët po ashtu ishin të infektuar.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Hajrie Ismaili. Ajo ka thënë se foshnja nga dita e pranimit ka pasur gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur në ventilim mekanik.

“Po. Fatkeqesisht mbrëmë ka vdekur një foshnje 3-javëshe. Nga dita e pranimit ka qenë në gjendje të rëndë”, ka thënë Ismaili, raporton Koha.net.

Sipas saj, foshnja nuk ka lindur me koronavirus por në bazë të amnezës, e gjithë familja ka qenë e prekur me COVID-19. Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është shtuar dukshëm javëve të fundit në Kosovë.

Vetëm në katër ditët e para të shtatorit, 101 persona kanë vdekur nga COVID-19, përfshirë këtu gra shtatzëna, dhe persona deri në moshën 40 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here