Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi.
Sipas mediave helene, një 37-vjeçar i cili po lëvizte me një makinë përplasi në rrethana ende të paqarta shqiptarin me motoçikletë.
Të dy personat, si drejtuesi i mjetit edhe ai i motoçikletës ishin duke lëvizur në drejtim të Volosit.
Si pasojë, shqiptari humbi jetën, ndërsa drejtuesi i makinës u arrestua. Ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.