Vlorë-Ndërsa po udhëtonte drejt jugut, gazetari Blendi Fevziu ka hasur një problem. Në segmentin Vlorë-Orikum atij i kanë dalë disa lopë që qëndronin në mes të rrugës.
Fevziu ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe shprehet se bariu që i ka lënë lopët e lira në një rrugë automobilistike nuk ka asnjë ndryshim nga një vrasës nga pakujdesia. Sipas gazetarit, rruga është e pandriçuar, duke përbërë rrezik për shoferët që kalojnë në këtë aks.
“Nje kope lopesh ne mes te rruges interurbane Vlore – Orikun (rruga e re), kur shpejtesia e lejuar eshte 80 km/ore dhe pa asnje lloj ndricimi eshte po aq e rrezikshme sa cdo makine qe te vjen perballe ne autostrade. Ky bari qe i ka vendosur aty per minuta te tera nuk ka ndryshim nga nje vrases nga pakujdesia”, shkruan Fevziu.





