TIRANË- Historia e modeles Juliana Nura nis 12 vite më parë. Dje ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’. Ajo u detyrua të largohej nga publiku shqiptar, për shkak të një shantazhi që asaj ju bë duke përdorur një video intime. Julianës i publikuan video +18 në një bisedë me reperin Ledri Vula. Në atë kohë, ajo ka qenë e afërt edhe me ish-in e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn, ku u tha se Krenari e tradhtoi Dafinën me modelen.
Ajo tregoi në emision, se i dashuri i saj nuk e ndihmoi as financiarisht për ta kaluar këtë situatë dhe as emocionalisht. Pasi sipas saj, ai kishte dashur “të shpëtonte” karrierën e tij ndaj edhe ishin ndarë.
BISEDA:
Rudina Magjistari: Ndërkohë i dashuri, çfarë roli luajti?
Juliana Nura: Asgjë nuk bëri se edhe ai ishte në hapat e karrierës së tij.
Rudina Magjistari: Është personazh publik?
Juliana Nura: Po. Dhe nuk donte të përzihej me këtë bujë, ndaj u ndamë edhe kaq.
Rudina Magjistari: Ai nuk të ndihmoi financiarisht?
Juliana Nura: Jo as financiarisht, as emocionalisht. Më vjen keq që ka meshkuj aq të ligj sa ai dhe më vjen keq që vajzat hasin në njerëz të tillë. Por më ka bërë më të fortë kështu që e falenderoj.
Rudina Magjistari: Mendon se ai është i përjashtuar nga kjo situatë dhe nuk ka pasur gisht në këtë mes?
Juliana Nura: Nuk e di. Te ne në Kosovë faji mbetet gjithmonë jetim.