Iran- Tragjedi në një dasmë në Iran.

Një nuse ka mbetur e vrarë në dasmën e saj, pasi një plumb i qëlluar nga një i ftuar, e goditi atë në kokë. Mahvash Leghaei po ngrinte një dolli për martesën e saj në Iran, kur mysafiri qëlloi me një pushkë gjuetie me fuqi të lartë, në shenje feste. Fatkeqësisht plumbi shkoi dhe kapi 24-vjeçaren, duke e lënë atë të vdekur.

“The Sun” shkruan se plumbi i vetëm ka kaluar drejt e në kafkën e nuses, e cila u dërgua me urgjencë në spital. Ajo qëndroi pak kohë në koma dhe më pas ndërroi jetë.

Gjithashtu bëhet e ditur se nga të shtënat me armë janë plagosur edhe dy të ftuar të tjerë, meshkuj.

Autori i ngjarjes së rëndë, për të cilin policia tha se kishte “kontroll të dobët të armës”, u largua nga vendi i ngjarjes. Por më pas është zbuluar vendi ku ishte fshehur dhe është arrestuar.