Lajme jo të mira për gazetarin dhe komentatorin Kosta Grillo. Gjendja e tij është përkeqësuar sërish si pasojë e Covid-19. Lajmin e e keq e jep miku dhe kolegu i tij, Ervin Baku i cili lutet për një mrekulli. Aktualisht Grillo ndodhet në reaminacion në një spital të Turqisë.
“Lajmet nga Stambolli nuk janë ato që duam të dëgjojmë… Vëllai Kosta nuk ka qenë mirë… Gjendja është përkeqësuar dhe e kanë marrë në Reanimacion… Ata/o që besojnë në Zot, të luten fort… Zoti bën mrekulli… Të lutemi për mbrojtjen dhe shpëtimin e kolegut, mikut, vëllait tonë Kosta Grillo”, shkruan në faqen e tij në FB Baku.