TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga shtrimi në spital i ish-kryeministrit Fatos Nano. Mësohet se lideri historik i Partisë Socialiste prej një jave ndodhet në spitalin privat Hygeia në Tiranë.
Nano mësohet se vuan nga insuficienca respiratore dhe për shkak të gjendjes së rëndë, ka qënë i shtruar në reanimacion. Nano ka ndenjur i intubuar deri sa gjendja e tij është përmirësuar dhe stabilizuar.
Ish-kryeministri 70-vjeçar vuan prej kohësh nga problemet me frymëmarrjen. Ai kaloi një periudhë të vështirë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, kur u shfaq i sëmurë nga problemet në mushkëri, por arriti të rikuperohej.





