Beniada teksa bisedonte me Kledin në dhomën e gjumit ka rrëfyer se si e kanë “ngacmuar” futbollistët në Itali. Ajo tregon se si femrat i afroheshin atij duke gjetur ndonjë arsye, por asaj nuk i interesonte, plus që ishte i martuar dhe me fëmijë.
“Nuk e di moshën. Mbase edhe 40, jam unë që nuk e kuptoj moshën. Unë e mbaj mend kur ishte i ri, tani është mbush pak. Por edhe tani mirë është, e mban mirë moshën e vet. Është figurant. Por unë prapë si kam pas qejf futbollistët. Atij gjithë gocat i shkonin pas, mundoheshin t’i afroheshin me një arsye. Ai fliste më shumë me shoqen time,ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua,por un i përgjigjesha shumë shkurt. Unë e shikoja që ai nuk po mi ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. I martuar me një grua të mrekullueshme dhe me fëmijë. Më pas më gjeti dhe “Instagram-in”-thotë ajo.