Florian Marku ka dominuar sfidën përballë boksierit kundërshtar Max Prodan duke marrë një fitore të merituar.
Në stadiumin e Tottenham Hotspur të mbushur plot, Marku tregoi se ishte gjatë gjithë kohës mbi kundërshtarin, pa e vënë fitoren asnjëherë në dyshim.
Me gjuajtje, kundra-gjuajtje dhe mbrojtje, boksieri shqiptar fitoi bindshëm.
Kjo ishte fitorja e 9 për Markun në 10 ndeshje. Shqiptari mbetet ende i pamposhtur duke qenë se nuk ka asnjë humbje.