Gjel kaq të përkushtuar zor se keni parë e dëgjuar. Gjel që jep shpirtin duke kënduar.

Një i tillë ndodhet në Turqi. Një fermer turk zotëron gjelin që quhet Baftjar, i cili këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”.

28-vjeçari, Okan Gokbudak, pronari i gjelit tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”, në Angli.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

Ndërkohë që sipas mediave të huaja fermeri është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

https://youtu.be/4bJQA4-Ixms