Një postim në Instagram nga balerini Ilir Shaqiri ka terhequr vëmendjen e të gjithëve. Fituesi i edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’ bashkëngjitur me një video ku shfaqet brenda shtëpisë së BBV teksa godet ballin me dorën. Iliri ka shkruar në foto “Unë kur shikoj intervista hajvanësh”

Nuk dihet se kuj i referohet Ilir Shaqiri me këtë postim por ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë filluar të aludojnë se mos ndoshta ky është një thumb për aktoren Monika Lubonja, ish-konkurrente e BBV.

Monika në shumë intervista kur është pyetur nëse pas përfundimit të BBV e ka ruajtur miqësinë me Ilirin ajo është shprehur jo pasi Iliri është një delir.

Iliri ka postuar gjithashtu një tjetër foto në Istagram shkruan :“Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt”

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja kanë pasur një miqësi të nguishtë brenda shtëpisë dy muajt e parë, ndërkohë nga fundi ata kanë pasur debate shumë të forta.