Tiranë- Pas daljes nga “Për’puthen”, Rinian Leka zbuloi se kishte nisur një lidhje dashurie me Anisa Berlikun, avokate në Spanjë.

Teksa dukeshin se ishin shumë të dashuruar dhe postonin herë pas here foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duket se gjërat kanë ndryshuar.

“Prive” ka shkruar së fundmi se çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes. Madje ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe Anisa nuk ndiqen më në rrjete sociale, nga ku i kanë fshirë dhe fotot e përbashkëta.