Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj po merret sërish në pyetje nga SPAK.

Teksa Beqaj ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme është gjobitur sërish.

Pamjet teksa efektivi i Policisë Bashkiake i vendos fletën e gjobës në makinë.

Kjo është hera e dytë që Beqaj gjobitet për parkim të gabuar ndërsa shkon në SPAK.