
Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh ish-ministre e Financave Anila Denaj, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet ende se pse është thirrur Denaj në SPAK, ndërkohë që socialistja ka hyrë në ambientet e prokurorisë e pashoqëruar nga ndonjë avokat mbrojtës.
Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018 pasi zëvendësoi në këtë detyrë Arben Ahmetajn.
Detyrë të cilën e ushtroi deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj.
Ndërkohë më herët ka drejtuar Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, dhe më herët ka qenë anëtare e bordit të AKEP.
Anila Denaj ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave.




