VLORË- Dy automjete, në pronësi të një 49-vjeçari janë djegur qëllimisht në Vlorë. ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nartë. Mësohet se automjetet kanë qenë të parkuara para portës së 49-vjeçarit me inicialet A.G., në momentin që u është vendosur zjarri.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe flakët janë shuar, por nuk dihet ende se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje. Pronari i automjeteve është marrë në pyetje nga policia me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi: Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.