Ministria e Shëndetësisë e Zelandës së Re njoftoi sot vdekjen e një gruaje e cila ishte vaksinuar me vaksinën anti-Covid Pfizer / BioNTech.

Komiteti i pavarur përgjegjës për sigurinë e vaksinave të Covid-19 vlerëson se shkaku i vdekjes së gruas ishte miokardi, i cili siç dihet është një ndër efektet e rralla anësore të vaksinës Pfizer për Covid-19, sipas deklaratës për shtyp nga Ministria, raporton BBC.