ITALI- Këshilli i Ministrave italianë ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e urës mbi ngushticën e Mesinës, e cila do të bashkojë Kalabrinë dhe Siçilinë. Mediat e huaja raportojnë se ura mendohet se do të jetë më e gjata në botë. Ura është një projekt, i cili është diskutuar që në vitin 2011 duke sjellë konfrontime partiake dhe brenda qeverisë, por së fundmi qeveria ka arritur të miratoj dekretin.

‘Do ta bëjmë realitet këtë projekt madhështor dhe do t’i lëmë përshtypje mbarë botës. Është një ditë historike jo vetëm për Siçilinë dhe Kalabrinë, por për të gjithë Italinë. Pas 50 vitesh bisedime Këshilli i Ministrave miratoi urën që bashkon Siçilinë me pjesën tjetër të Italisë dhe me Evropën,”- tha zëvendëskryeministri.

Punimet do të nisin në korrik të vitit 2024 dhe pritet të përfundojnë brenda pesë viteve. Ura do të jetë 3.3 kilometra e gjatë dhe siç theksohet “do të jetë më e gjata në botë”. Objektivi kryesor është zëvendësimi i lidhjes aktuale që realizohet me traget dhe favorizimi i zhvillimit ekonomik të Italisë së Jugut.