DURRËS- Një makinë me armë dhe lëndë narkotike është bllokuar nga policia në zonën e ish-Kenetës në Durrës. Në pranga ka rënë shoferi i makines Aldi Mustafa, i cili gjithashtu po lëvizte i armatosur në makinë.

Bashkë me Aldi Mustafën është arrestuar edhe një person tjerë që ka qënë në të njëjtën makinë.

Në muajin prill të këtij viti Mustafës iu bë atentat me lëndë plasëse në makinë në zonën e Shkozetit, ku shpëtoi pa lëndime.