Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit.
Në dëshminë e tij drejtori Kamber Hoxha është shprehur se arma autori e kishte futur më herët duke e mbajtur të fshehur në qeli për mbi 20 ditë.
Duke qenë se është një burg i sigurisë së lartë, hyrjet në burg kontrollohen me skaner dhe i gjithë ambienti vëzhgohet nga kamerat, por sipas drejtorit Hoxha, skaneri nuk punonte që prej tetorit 2023.
“Skaneri ka qënë me defekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh”, ka dëshmuar Hoxha.
Ai shton se gjatë komunikimit me Mjacajn, i burgosuri ka thënë se ishte shtyrë për të kryer vrasjen pasi kishte mësuar nga mediat se do të kalonte në regjimin “41bis”.
“Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjes policie të cilët bejne vezhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi. Shtetasi Sokol Mjaca kishte tre ditë. Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë. Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-bis”, shprehet Hoxha.