Atdhe Xheravina duke treguar bisedat e fundit me Bora Zemanin.

Gjithçka u ‘dekonspirua’ në promo në “Glamour Zone”.

“E di si bëhem kur dashurohem, si pulë!”, i thotë Atdheu në Promo moderatores, e cila i kërkon t’i tregojë mesazhet e fundit me Borën.

“Me zemra! Ok”, shprehet gazetarja pasi ka lexuar mesazhet në smartfonin e Atdheut.

“Mos pafsh ditë të bardha!”, ia kthen me humor ish-konkurrenti i “Për’Puthen”.

I pyetur se me cilën nga vajzat do flirtonte, Atdheu thotë: “Me Beatrix-in”, duke sfiduar kësisoj Donald Veshajn që është në një lidhje me këngëtaren.

I pyetur nëse do e kishte problem konkurrencën, Atdheu thotë: “Le të fitojë më i miri”.

Ndërkohë Atdheu nuk ishte prezent në ditëlindjen e Borës.