Këta janë fqinjët tanë. Nga njëra anë serbët dhe në anën tjetër grekët.
Pas vrasjes së pabesë të rreshterit, Afrim Bunjaku, nga një grup terrorist serb, në Zveçan situata vazhdon të jetë e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, por mesa duket kjo tragjedi ka prekur dhe botën e futbollit.
Një ngjarje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, teksa në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Superligës greke, mes skuadrës së Olympiacos dhe Aris ka rënë në sy një banderolë tronditëse.
Tifozët e Olympiacos kanë shpalosur banderolën, “Kosova është Serbi”, shprehje që më pas është thirrur në kor nga gjithë tifo-grupi i ekipit nga Pireu, duke shëmtuar kështu ndeshjen midis 2 skuadrave.Ndërkaq, kujtojmë se tifo-grupi i Olympiacos, i quajtur “Gate 7” është ndër më të rrezikshmit dhe më të dhunshmit në Athinë, teksa nuk është hera e parë që kanë shprehur të tilla mesazhe politike, kundër Kosovës, shtet të cilin Greqia ende nuk e njeh.