Një lëkundje sizmike me magnitudë gati 5.9 ballë ka goditur veri-perëndimin e Japonisë, në prefekturën e Chiba-s, që ndodhet në lindje të kryeqytetit të Tokios.

Agjencia meteorologjike e Japonisë në fillim e regjistroi lëkundjen 6.1 ballë, me një thellësi fillestare prej 80 kilometrash.

Por me verifikimet e bëra u shënua si lëkundje 5.9 ballë me thellësi 62 km, sipas USGS (Agjencia meteorologjike e Japonisë).

Tërmeti u ndje fuqishëm në Tokio, sipas reporterëve të CNN të ndodhur në terren.

“Ndjemë dridhje të forta, duket sikur shtëpitë do na shembeshin kokës,” thanë qytetarët. Megjithatë autoritetet kanë qetësuar qytetarët duke i thënë se nuk ka rrezik për cunami.