KATAR- Një nga kombëtaret që priten më shumë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar është edhe Gjermania e Hansi Flick. Takimi i vlefshëm i Grupit E përfundon me shifrat 1-2 duke sjellur emocione në sfidën luajtur në në Khalifa International.

Gjithçka nisi me Japoninë që shënoi në minutën e 8’,megjithatë, goli i shënuar nga Daizen Maeda u anulua nga gjyqtari anësor për një pozicion jashtë loje.Portieri i Japonisë ka qenë protagonist në minutën e 32-të, por këtë herë jo për mirë, për shkak se ka shkaktuar një penallti.

Te pika e bardhë është paraqitur Gundogan, i cili nuk gaboi. Në pjesën e dytë u pa një Japoni më kërkuese dhe pas shumë tentativash barazimi do të vinte nga Doan në minutën e 52’.Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin sepse Asano do të shënonte në minutën e 83′.Një rezultat që ndërlikon disi pozitat për Gjermaninë që duhet të fitojë me patjetër ndaj Spanjës dhe Costa Rica-s.