Jennifer Lopez sapo mbushi 52-vjeç muajin e kaluar, por bukuroshja e lindur në Bronx sigurisht që nuk duket se i ka aq vite mbi shpatulla.
Aktorja e ‘Hustler’s përsëri u tregoi fansave se ajo ka ruajtur pamjen e saj rinore ndërsa pozoi për një fushatë të re ‘Coach’, ku tregoi këmbët e saj tepër të tonifikuara.
“Duke u bërë vajzë e keqe (Rogue, edhe emri i çantës)”, tha këngëtarja e ‘On The Floor’ në mbishkrimin e saj ndërsa i referohej çantës së re ‘Rogue’ të ri-prezantuar nga ‘Coach’.
Jennifer ngriti fustanin e saj me ngjyrë të kaltër me lule dhe nxori në pah këmbët e saj në super formë falë 40 viteve si valltare. Ajo kishte veshur taka me gëzof me një tokëz prej bronzi.
Ylli i ‘World Of Dance’ u pa me një pallto të rëndë dimri dhe mbante në duar çantën e re ngjyrë kafe të ‘Coach’ ndërsa ishte ulur në një grup shkallësh.