Afrona Dika ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit. Pak kohë pasi konfirmoi ndarjen nga Blero, blogerja nisi një romancë të re dashurie, por edhe kjo lidhje ka përfunduar me ndarje.

Sot Afrona ka postuar një foto në InstaStory ku shfaqet në gjendje jo të mirë dhe e vërteton këtë me shkrimin që i ka vendosur fotos.

“Jeta nuk është gjithmonë mjaltë ka momente që të rrëzon”, ka shkruar bukuroshja bjonde pa folur më gjatë.