Një fermë e madhe kanabisi me kapacitete për të prodhuar drogë me vlerë deri në një million paund u zbulua në Britaninë e Madhe. Dhe pas saj fshihet sërish në shqiptar. Ferma ishte përshtatur në një ndërtesë të shkollës së vjetër në Lumb Lane.

Policia shkatërroi bimët narkotike ndërsa tre “kopshtarët” u arratisën nga vendi i ngjarjes. Një prej oficerëve të policisë ndoqi këmba këmbës derisa arriti të hapë shqiptarin Jetnor Cuka i cili ishte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u la në arrest me burg, me kusht, pasi i tha trupit gjykues se ishte mashtruar nga trafikantët të cilët i kishin premtuar se do të punësohej në ndërtim. Avokati i tij Michael Blakey tha se Cuka kishte dashur të fitonte një jetesë të ndershme për t’i dërguar të ardhura prindërve të tij të moshuar dhe të sëmurë në Shqipëri.

Në godinën e vjetër ku u gjet kanabisi, kati i parë ishte shndërruar për banim me tre shtretër dhe një zonë për gatim. Policia gjeti gjithsej 1310 bimë kanabis. Cuka u shpreh se kishte jetuar në atë godinë për dy muaj dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë.

Avokati theksoi se klienti i tij ishte transferuar nga Shqipëria në Greqi për të punuar që të ndihmonte prindërit e tij dhe më pas kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar. Anëtarët e një bande i thanë se u kishte borxh 22 mijë paund për udhëtimin e tij dhe duhet të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here