Antonela Berisha, ish konkurrentja e Përputhen vendosi të bëhej pjesë e BBV. Që në ditë e para të hyrjes së saj ajo u bë shpejt protagoniste dhe “trazoi keq ujërat” aty brenda. Shpesh ajo merr vëmendjen me deklaratat e saj të drejtpërdrejta, siç ishte p.sh kërkesa për prezervativ, në momentin që banorët po bënin listën e gjërave që do merrnin gjatë javës.

Së fundmi në një bisedë me Beniadën ajo ka rrëfyer se është ndier e paragjykuar dhe e ka vuajtur këtë gjë. Në një bisedë me Beniadën, Antonela ka folur se si u shpërnda lajmi se ka punuar prostitutë në Itali.

Antonela tha:

Më kanë paragjykuar gjithmonë, që kam qenë e huaj, që vishem ekstravagante, që jam rritur pa baba. Më kanë paragjykuar dhe që kam jetuar në Itali. Se sipas shqiptarëve, kush jeton në Itali, bën prostitutën. Një i çmendur që më ka inat, ka shkuar t’i thojë portaleve që kam punuar në Hungari e Rumani. Unë e kam me letra se ku kam punuar. Kjo e Italisë më ka bërë shumë bezdi. Unë e kam treguar historinë e jetës që kemi rrezikuar jetën nga babi. Më kanë paragjykuar se e kam treguar këtë gjë!