Për’puthen – Puntata e mbrëmjes së djeshme të “Për’puthen Prime” ka nisur që në pjesën e parë me emocione të forta dhe me lot.

Mbrëmë u risoll edhe njëherë në vëmendje rrëfimi prekës i Alesja, e cila ka treguar se kishte humbur nënën dhe konkurrentët u përlotën sërish. Alesja kishte frikë se si do ta priste babai i saj rrëfimin, pasi është tip që preket shpejt, por ai i dërgoi një mesazh, ku i tha se ishte shumë krenar për të dhe se dhurata më e bukur që i kishte dhënë bashkëshortja ishin fëmijët e tij.

Pas kësaj një tjetër konkurrente shpërtheu në lot dhe tregoi historinë e saj të dhimbshme. Ishte Florjana, ajo që tregoi se i ka të dy prindërit memecë dhe në ato momente nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Unë kam babin dhe mamin memecë dhe nuk flasin dhe kur tha Alesia që e ka marrë malli të dëgjojë emrin e mamit… unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj as zërin e mamit”, tha ajo, duke shtuar se e kupton shumë mirë Alesian.