‘Zogu i Tironës’ Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tiranës, ka folur për herë të parë, pas arrestimit si i përfshirë në një rrjet prostitucioni.

Ai ka folur për OraNews, lidhur me eksperiencën që kaloi në burg, ku sipas tij, të burgosurit e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës”.

“Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce, këndo. Kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Nikaj u arrestua me pretendimin se përdorte një qendër estetike në Tiranë si bazë për kryer aktivitetin e jashtëligjshëm bashkë me dy vajza të tjera.