Një kamion është përplasur me një makinë të tipit “Land Rover”, ku raportohet të kenë mbetur të lënduar 2 fëmijë të cilët kanë qenë në makinën “Land Rover”.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët që të marrin përkujdesjen e nevojshme.

Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre, por dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se fëmijët kanë qenë në pjesën e pasme të makinës dhe nuk e kishin të vendosur rripin e sigurimit.

Njoftimi i Policisë: Librazhd/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.