TIRANË- Koreografja Rexhina Çuko u bë protagoniste e mediave rozë gjatë fundjavës që lamë pas. U përfol se ajo është në një marrëdhënie me Redon Makashi dhe për gjitha këto zëra u bë një video ku balerina shfaqej me një unaz në dorë krah këngëtarit.

Në daljen e saj të parë pas këtyre lajmeve, Rexhina pranoi se ka patur një lidhje me kantautorin, por tashmë çdo gjë ka marrë fund mes tyre.

Çuko refuzoi të ndante detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte shqetësuar familjarët e saj.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ndër të tjera Rexhina për “Ftesë ne 5”.

Ndërkohë, kujtojmë se më herët reagoi dhe vetë këngëtari i cili mohor të gjitha zërat duke shkruar se nuk e njihte personin në fjalë.