Elbasan- Kapen me 33.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak dy vëllezër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan operacionin policor të koduar “Presentation”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë Sadush Ismailaj 36 vjeç dhe Endrit Ibrahimaj, 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.