Tiranë- Arrestohet në Çeki ish-efektivi i policisë së Sarandës Albert Lamaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.

Kujtojmë se 6 vite më parë, në 2017-ën Lamaj ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale M. Gj., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në mëlçi.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për disa qen që kishte në shtëpi ish-efektivi, ku i plagosuri është shqetësuar nga te lehurat e qenve. Ai ka shkuar në banesën efektivit dhe ka gjetur në banesë bashkëshorten e tij, të cilës iu është drejtuar me fjalët “qentë tuaj po më shqetësojnë, nuk flemë dot”, e më pas është larguar në shtëpinë e tij. Albert Lamaj është vënë në dijeni nga bashkëshortja për atë çfarë kishte ndodhur dhe ia shkuar në banesën e fqinjit të tij veshur me uniformën e punonjësit të Policisë Bashkiake. Pasi 38-vjeçari e ka ofenduar, ai ka tentuar ta përzërë nga shtëpia. Por në ato çaste Albert Lamaj ka marrë nga automjeti i tij një thike dhe e ka goditur me thikë fqinjin.