KOSOVË- Dy muaj më parë Robert Berisha konfirmoi lidhjen e tij të dashurisë me modelen Laureta Maqedonci. Ata kanë publikuar mjaft foto dhe video të ndryshme në Instagram duke treguar se ata ishin shumë të lumtur ptanë njëri-tjetrit.

Çifti madje së fundmi ishin edhe në pushime së bashku, teksa nuk mungonin fotografitë e tyre të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale.

Por, duket se jo gjithçka po shkon mirë për çiftin! Këngëtari ka fshirë të gjitha fotografitë me Lauretën nga llogaria e tij në Instagram, kurse modelja Maqedonci ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit.