Qindra goma u dogjën mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 në lagjen ’24 Maji’, pranë hidrovorit ku shtëllunga tymi kanë mbuluar lagjen përreth.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia po heton dhe ka shoqëruar deri më tani 4 persona të cilët do të merren në pyetje.

Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar se menduan që zjarri vinte nga një fabrikë dhe kanë shkuar për të parë.

Ata gjithashtu shprehen se kjo nuk është hera e parë që zgjohen nga shtëllunga tymi.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Po ashtu në ndihmë kanë shkuar edhe banorë të zonës aty duke hequr menjanë gomat që nuk kanë marrë flakë ende.

https://youtu.be/RSEiyNpvZfg