Angli- Ndeshja e rugby-ut për femra në Angli dhuron momente argëtuese pë tifozët, por jo vetëm për lojën.
Një nga lojtaret i ka ulur tutat sportive shoqes së skuadrës duke i ekspozuar të brendshmet.
Gjithçka është transmetuar live gjatë ndeshjes, teksa vajzat po bënin përgatitjet e fundit për të hyrë në fushë. Të pasmet e Stefania Evans ishin të ekspozuara për rreth 10 sekonda, e megjithatë, e reja nuk e shpërqendrua dhe vazhdoi të ndiqte fjalimin e kapitenes së saj.
Në një reagim pas ndeshjes në tik-tok, Evans e mori me pozitivistet gjithçka kishte ndodhur, teksa postoi një video ku tha se kjo ishte një video e bukur për të qeshur.